Kthimi i përshëndetjes gjatë faljes së namazit

Personi që është duke u falë nuk duhet t’i përgjigjet selamit (përshëndetjes) as me fjalë dhe as me dorën e tij, pra duke bërë shenjë. Nëse ai i përgjigjet selamit me fjalë, kjo e bën të pavlefshëm namazin e tij. Gjithashtu namazi prishet nësë ai ia jep dorën tjetrit, duke e pasur si nijet përgjigjen ndaj selamit.

Por, nëse si përgjigje ndaj selamit ai lëviz kokën, dorën apo gishtin e tij, atëherë kjo nuk e prish namazin, ndonëse një gjë e tillë konsiderohet mekruh (e papëlqyeshme).

Tjetër, gjithashtu, mekruh konsiderohet edhe dhënia e selamit ndaj atij që është duke lexuar Kur’an, atij që falet dhe atij që është duke e kryer nevojën.

Imam Merginani “Manual i fikhut hanefi”, fq. 191.

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike