Erdogan: ku po arrin Turqia në ekonomi nga “oligarkët” e ndershëm

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha të mërkurën se Turqia është ende një vend tërheqës për investimet ndërkombëtare.

“Sasia e investimeve të huaja gjatë 16 viteve të fundit ka tejkaluar 201 miliardë dollarë”,tha ai në një fjalim në Ankara, organizuar nga Shoqata e Industrialistëve dhe Bizneseve të Pavarura të Turqisë – MUSIAD.

“Vitin e kaluar kemi arritur një eksport prej 168.1 miliardë dollarësh. Ne kemi ulur deficitin e tregtisë së jashtme në 55 miliardë dollarë dhe kemi arritur gjithashtu sukses shumë të rëndësishme”, tha presidenti turk.

Ai veçanërisht theksoi rëndësinë e ndwrgjegjes sw biznesmenëve, duke thwnw se “punojnë për shtetin dhe njerëzit e jo vetëm për interesa personale”. Ndryshe, në Shqipëri këta quhen oligarkë.

“Me punën tuaj, prodhimin dhe biznesin tuaj dhe jetën tuaj shembullore, keni bërë një ndryshim”, tha Erdogan, duke shtuar se ai do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme për biznesmenët turq.

“Ne shohim se rritja e eksporteve është në një bazë shumë të balancuar dhe të shëndetshme. Për shembull, numri i vendeve në të cilat eksportet tona arrijnë në më shumë se një miliardë dollarë është rritur nga 33 në 37”, tha Erdogan.

(tesheshi.com)

Nga e njëjta rubrike