Rukja dhe yshtja e lejuar islamikisht

Dijetari i mirënjohur dhe kolos i hadithit, Ibn Haxheri, pohon: «Dijetarët janë të pajtimit se rukja është e lejuar në qoftë se plotësohen këto kushte:

  1. Që rukja të përbëhet prej fjalë të All-llahut ose prej emrave të Tij të bukur;
  2. Që ajo të jetë në gjuhën arabe ose të jetë e kuptueshme për atë që i lexohet. Joarabëve ju lejohet që t’ju përkthehet në gjuhën e tyre;
  3. Dhe njeriu të besojë se vetë rukja nuk është ajo që të shëron, porse shërimi vjen vetëm prej All-llahut xh.sh.

Xhibrili a.s. i kishte kënduar rukje Muhammedit a.s., sikur që edhe vetë Pejgamberi a.s. kishte lexuar për vetveten dhe për të tjerët. Një gjë të tillë ua kishte lejuar edhe shokëve të vet, sahabëve, nëse ajo nuk kishte të bënte me elemente idhujtarie apo të tjera të palejueshme sheriatikisht.

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike