Opinioni amerikan nën shok: lind gruaja 10 vjet në koma

Një grua që ka qenë në gjendje kome për dhjetë vjet ka lindur në fund të dhjetorit në Arizona.

Mediat lokale raportojnë se policia e Phoenix ka nisur një hetim për përdhunim në Spitalin Hacienda.

Dyshohet se pas rënies në koma ajo është përdhunuar derisa sa ka mbetur shtatzënë. Lindja ka ndodhur më 29 dhjetor.

Është vërejtur se stafi i spitalit nuk e dinte se gruaja ishte shtatzënë. Ata theksuan se një fëmijë i shëndetshëm ka lindur.

Zëdhënësja e spitalit, Nancy Salmon konfirmoi se ekziston një hetim i vazhdueshëm dhe se në këtë moment nuk mund të japë më shumë informacion. /tesheshi.com/

Nga e njëjta rubrike