Një shembull se si nuk e njohim mëshirën e Allahut

I vetmi njeri që mbijetoi në anijen e fundosur u hodh në një ishull të vogël dhe të pabanuar.‎

Intensivisht iu lut Allahut për ta shpëtuar dhe çdo ditë shikonte horizontin duke kërkuar ‎ndihmë, por askush nuk dukej se po kalonte. Ishte lodhur, më në fund ia arriti ta ndërtonte një ‎kasolle të vogël nga drurët e përmbytur, e cila do ta mbronte nga moti i keq, dhe aty do t’i ruante ‎ato pak gjëra që kishte.‎

Por pastaj, një ditë pasiqë kërkoi ushqim, u kthye në shtëpi dhe e gjeti kasollen e tij të vogël në ‎flakë. Tymi ngrihej gati në re. Më e keqja i kishte ndodhur, tani gjithçka kishte humbur. Ai u ‎shkatërrua nga dhembja dhe zemërimi.‎

‎”O Allahu im, si ma bëre këtë mua!” – bërtiti ai.‎

Mirëpo, të nesërmen, atë e zgjoi zëri i një anijeje që po i afrohej ishullit. Ajo erdhi për ta ‎shpëtuar.‎

‎- Si e dinit ju se unë isha këtu? I pyetur njeriu i rraskapitur shpëtimtarët e tij.‎

‎- Ne e pamë sinjalin tënd të tymit, u përgjigjën ata.‎

‎***‎
Njeriu shumë lehtë mund të dekurajohet kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshiron ai. Mirëpo, ‎nuk duhet ta humbim shpresën, sepse Allahu gjithmonë është në jetën tonë, madje edhe kur ‎na dhemb dhe kur vuajmë. Mos harroni, herën tjetër kur ‘kasollja juaj e vogël’ të jetë në flakë, ‎ndoshta ai është vetëm sinjal i tymit, i cili e fton mëshirën e Allahut.‎

Akos.ba; Përkthim: Miftar Ajdini

 

Nga e njëjta rubrike