Tulla e Kadiut

Njehere nje burre erdhi tek Ijas bin Mu’avije, i cili ishte tabi’in dhe kadi (gjykates) ne Basra te Irakut, si dhe ishte i njohur per urtesine e mencurine e tij dhe ne mes tyre u zhvillua kjo bisede:

Burri: C’thote Islami per venen (alkoolin)?

Kadiu: Eshte haram (e ndaluar).

Burri: Po per ujin?

Kadiu: Eshte halal (i lejuar).

Burri: E per rrushin e hurmet?

Kadiu: Jane halal (te lejuara).

Burri: Si ka mundesi qe te gjithe keta perberes jane halal, e megjithate kur i kombinon ne mese vete, behen haram?!

Kadiu e shikoi burrin dhe e pyeti: Nese te godas me kete grusht dhe, a mendon se do lendoheshe?

Burri: Jo, gjithsesi.

Kadiu: Po sikur te te godas me kete grusht kashte?

Burri: Ajo nuk do te me lendoje.

Kadiu: Po me nje grusht uje?

Burri: Pa dyshim se nuk do te lendohesha.

Kadiu: Po sikur t’i perziej e t’i le te thahen e te behen tulle dhe pastaj te te godas me te, a do te lendoheshe?

Burri: Do te lendohesha, ndoshta edhe do te me mbyste ajo.

Kadiu: Arsyeja e njejte pra, vlene edhe per ate qe me pyete me pare.

Shqiperoi: Daim Abazi

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike