Rreth urimit për “Vitin e Ri”

Pyetja:

A lejohet qe t’u themi te krishtereve ose te tjereve “Gezuar Krishtlindjet” ose “Urime për Vitin e Ri”?!

Pergjigjja:

Nuk lejohet, sipas nesh, qe jomuslimaneve (te krishtereve, etj.) t’u thuhet “Gezuar Krishtlindjet”, ngaqe nje urim i tille eshte urim fetar dhe ne, muslimaneve, nuk na lejohet qe te pervetesojme ndonje tradite ose forme te fese se tyre. Hadithet na ndalojne qe te pershendetemi dhe urojme ne menyra joislame.

Thenia “Gezuar Vitin e Ri” eshte mekruh (e urrejtur), jo teresisht haram (e ndaluar), ngaqe nuk eshte term fetar. Por, me e mira eshte qe te largohemi edhe nga kjo. Ne vend te ketyre dy urimeve, ne thjesht mund t’u themi: “ju deshirojme cdo te mire ne kete rast festeje tuajen” ose “urojme me te miren per kete rast festeje tuajen”, dhe duke i thene keto, ne zemer te kemi qellimin qe ne jemi duke bere du’a (lutje) per udhezimin e tyre. Urimi ndaj tyre, ne fakt, eshte urim qe Allahu xh.sh. t’i udhezoje ne Islam, si dhe ta kuptojne realitetin e vertete.

E Allahu i Gjithedijshem e di me se miri!

Fetva nga:

Mufti Siraxh Desai El-Hanefi

Shqiperoi: Daim Abazi

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike