Fuqia e sexhdes

Njëherë në SHBA një musliman i mirë me prejardhje nga Afrika, i cili dallohej edhe nga pamja e tij e jashtme se ishte musliman, ishte duke shkuar për në shitore që të blente ca gjëra të nevojshme. Derisa ishte duke ecur, atij iu afrua një burrë i bardhë amerikan i cili e pyeti se nëse dinte atypari ndonjë restorant musliman që shërbente ushqim hallall. Ky iu përgjigj se po, mirëpo meqë kishte pak kohë që kishte ardhur në atë qytet, nuk dinte se si t’i tregonte për lokacionin e saktë të tij.

Protagonisti jonë vërejti se ky pyetësi ishte një musliman e ri i kësaj rrethine. Kështu që e ftoi në shtëpinë e tij, ku ai jetonte bashkë me disa shokë të tij që ishin të gjithë muslimanë. Kur arritën në shtëpi, të gjithë i uruan mirëseardhje të ngrohtë mysafirit special. Pasi u njoftuan, të gjithë u bënë kurioz të dinin se si e kishte pranuar Islamin vëllai në fjalë.

Ai iu tregoi se gjatë një ore mësimi në Universitet mbi fetë botërore, profesori i tij i cili ishte çifut, kur erdhi tek tema mbi Islamin, ai erdhi tek pika kur studentëve filloi t’iu tregonte praktikisht për mënyrën e faljes së muslimanëve.

“Në momentin kur e pash profesorin duke bërë sexhden, e kuptova se unë i takoja kësaj feje,” tha mysafiri që nuk kishte shumë kohë që ishte bërë musliman.

Kjo pra, të dashur vëllezër e motra, sexhdeja e mrekullueshme, qe shkaku që ai e kishte pranuar Islamin, subhan’Allah. Një veprim i Islamit tonë të dashur mjaftoi që ky person të bëhej musliman. Imagjinoni, sa e sa njerëz do të bindeshin për të vërtetën nëse të gjithë muslimanët do të fillonin ta praktikonin Islamin në mënyrë të plotë!!!

Përktheu: Daim Abazi

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike