Cila është përgjegjësia e melekut Mikail?‎

Kush është meleku Mikail?‎

Ai është njëri nga melekët më të zgjedhur, në Kuran përmendet ‎menjëherë pas Xhibrilit. Funksioni i tij është që ta zbresë shiun dhe ‎furnizimin. Mikaili i ka asistentët (ndihmësit) e tij, melekët, të cilët kryejnë ‎atë që ai e kërkon prej tyre me urdhrin e Zotit të tij: i drejtojnë erërat dhe ‎retë, ashtu siç dëshiron Allahu. Çdo pikë shiu e zbret nga një melek në ‎vendin e saj të veçantë në Tokë. ‎

‎(Burimi: Ibn Kethir, El-Bidaje ve-n-nihaje); Shejh Salih Megamisi; akos.ba;‎

Përshtati: Miftar Ajdini

 

Nga e njëjta rubrike