Pejgamberi (savs) nuk ka lejuar që dikush ta thyejë zemrën e një harabeli, e lëre më të një njeriu

Transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi (r.a.) se ka thënë:

“Kemi udhëtuar me një rast ‎me Pejgamberin (savs), dhe ai shkoi për nevoja të tij. Ne e pamë një harabel me dy ‎zogj (të tij të vegjël), dhe e morëm. Por pastaj harabeli fluturonte mbi ne duke ‎tundur krahët me ashpërsi. Në ato momente Pejgamberi (savs) u kthye, dhe kur e ‎pa atë, pyeti:

‘Kush e ka pikëlluar këtë zog për shkak të të vegjëlve të tij? Kthejini të ‎vegjlit e tij tek ai!’”
(Pjesë nga hadithi që e regjistron Ebu Davudi)‎

Pejgamberi (savs), nuk ka lejuar që dikush ta pikëllojë një harabel të vogël dhe t’ia thyej ‎zemrën duke e ndarë nga të vegjlit e tij, përkatësisht, nga bijtë e tij.
Atëherë çka të themi ‎për njerëzit të cilët në mënyrën më mizore i thyejnë dhe i shqyejnë zemrat e ‎baballarëve dhe nënave në Palestinë, Siri, Irak, Afganistan, Myanmar, duke i vrarë ata ‎dhe duke i ndarë nga fëmijët e tyre, si dhe fëmijët nga prindërit e tyre.‎

Vallë, a janë njerëz ata dhe a kanë zemër?!

Perktheu: Miftar Ajdini

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike