Ibrahim Et’hemi dhe njeriu që lavdërohej me bujarinë e tij

Një ditë vjen një njeri te Ibrahim Et’hemi, i njohur për devotshmërinë e tij.

Mirëpo, njeriu që i erdhi, kishte një ves të keq: Fliste shumë dhe gjithandej, për të treguar se se sa bujar dhe zemërgjere që ishte, e sa e sa njerëzve u kishte ndihmuar…

I afrohet Ibrahim Et’hemit dhe e lut që ta këshillojë diçka për të mirë.

Ibrahimi i përgjigjet: “Mbylle atë që e ke hapur dhe hape atë që e ke mbyllur !”

I habitur, njeriu i thotë: “Nuk të kuptova, çfarë deshe të thuash?”

Ibrahimi i përgjigjet përsëri: “Mbylle gojën me të cilën po lavdërohesh kaq shumë për xhymertllëkun (bujarinë) tënd dhe hape qesen tënde dhe ndihmoju njerëzve që vërtetë kanë nevojë.”

Nga turqishtja: R. Neziri

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike