Qëndrimi i Këshillit të myftinjve të BiH-së në lidhje me homoseksualët

Në bazë të nenit 10 dhe nenit 24, të Rregullores së punës së Këshillit të myftinjve, Këshilli i myftinjve në sesionin e tij të pestë të rregullt, të mbajtur në Sarajevë, më 15 dhjetor 2015, duke shqyrtuar çështjen e qëndrimit të Këshillit të myftinjve për personat LGBT, solli këtë:

PËRFUNDIM

  1. Islami e afirmon martesën dhe familjen, e inkurajon lidhjen e martesës dhe ruajtjen e vlerave të saj, të pasardhësve dhe të familjes si njësi bazë e shoqërisë njerëzore. Sipas mësimeve të Islamit, martesa është kontratë për jetë martesore ndërmjet burrit dhe gruas. Allahu i Plotfuqishëm në Kuran thotë: “O njerëz! Ne, me të vërtetë, u krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe u bëmë juve popuj dhe fise, për t’u njohur (në mes vete)…” (el-Huxhurat, 13) Dhe thotë: “Dhe njëri prej argumenteve të Tij, është që prej jush janë krijuar femrat, që të qetësoheni pranë tyre, dhe që në mes jush të lindë (vendoset) dashuria dhe mëshira. Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (er-Rum, 21).
  1. Nuk ka asnjë dyshim se homoseksualiteti në burimet e Islamit (në Kuran dhe Sunet) kualifikohet si mëkat i madh (el-fahishe) dhe besimtarët ftohen që mos t’i afrohen. Allahu i Plotfuqishëm në Kuran thotë: “… Mos ju qasni të këqijave, qofshin ato të hapëta apo të fshehta…” (el-En’am, 151)
  2. Nuk është e lejuar asnjë dhunë ndaj asnjë personi në bazë të besimit dhe orientimit të tij personal. Allahu i Plotfuqishëm thotë në Kuran: “Allahu, me të vërtetë, urdhëron që të veprohet me drejtësi, mirësi dhe t’u ndihmohet të afërmve, e ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon që t’i pranoni këshillat.” (en-Nahl, 90), thuhet në përfundimin e nënshkruar nga Reisul-ulema Husein ef. Kavazoviq, kryesues i Këshillit të Muftijëve.

Burimi: islamskazajednica.ba

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike