Ja si e mendon dr. Ali Tantavi të ardhmen

Dijetari i madh Dr. Ali Tantavi ka thënë:‎

‎- Shkova në shkollë fillore për hir të së ardhmes, pastaj më thanë:‎

‎- Shko në shkollë të mesme për hir të së ardhmes. Pas shkollës së mesme, më thanë: ‎

‎- Shko në fakultet për hir së ardhmes. Kur e kreva fakultetin më thanë:‎

‎- Gjeje një punë në profesionin tënd për hir të së ardhmes. Pastaj më thanë:‎

‎- Martohu dhe bëj fëmijë për hir të së ardhmes!‎

Dhe ja, kur po i shkruaj këta rreshta, unë i kam 77 vjet dhe ende jam duke pritur të ardhmen.. ‎

Çka është, në të vërtetë, e ardhmja përveç një leckë e kuqe, të cilën matadori e lëviz para ‎kokës së demit, i cili përpiqet ta përfshij, por assesi nuk mundet, sepse kur vjen e ardhmja, ‎ajo bëhet e tashme, e tashmja bëhet e kaluar, dhe pastaj përsëri presësh një të ardhme të re. ‎

E ardhmja e vërtetë është fitimi i kënaqësinë e Allahut, shpëtimi nga zjarri i xhehenemit dhe ‎hyrja në xhenet.”‎

Perktheu: Miftar Ajdini

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike