Hyrja në Xhehennem paguhet shtrenjtë, kurse Xhenneti është falas

O biri im, ai që luan lojëra fati, paguan para për të, ai që pi alkool, shpenzon para në ‎haram, ai që i viziton shtëpitë publike, për të jep para.

Gjyshi i tha nipit të tij:‎

‎“O biri im, dije se hyrja në xhenet është falas, kurse hyrja në xhehenem duhet të ‎paguhet!”‎

Nipi tha: “O gjysh, si është ashtu?”‎

Gjyshi u përgjigj:‎

‎“O biri im, ai që luan lojëra fati, paguan para për të, ai që pi alkool, shpenzon para në ‎haram, ai që i viziton shtëpitë publike, për të jep para. ‎

Ndërsa, sa i përket xhenetit, njeriu për të nuk jep para. Ai që fal namaz, për të nuk jep ‎para, kush agjëron, kush bën istigfar dhe dhikër, për to nuk jep para, kush e ul shikimin ‎për ta ruajtur ndershmërinë e tij, për të nuk jep para.

E pra, biri im, a dëshiron të japësh para dhe të shpenzosh për të hyrë në xhehenem, ‎apo dëshiron të hysh në xhenet falas?!”‎

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

 

Nga e njëjta rubrike