Gruaja e pyet burrin: Ç’domethënie kanë zgjedhjet për kryetar shteti?

Një grua e pyeti burrin e saj: A mund të më sqarosh se çfarë donë të thonë zgjedhjet për kryetar shteti?” Burri iu përgjigj: “A të kujtohet kur të kërkoja për tu martuar, se si, në atë kohë, të premtoja se do t’i plotësoja të gjitha dëshirat dhe se do të blija çfarëdo që të kishe dëshirë, vetëm e vetëm të martoheshe me mua.

Gruaja i tha: “Po, më kujtohet, por asgjë nga premtimet nuk më është plotësuar.”

Me ç’rast bashkëshorti ia ktheu: “E, pra, kështu është edhe me zgjedhjet për kryetar shteti dhe për ato parlamentare.”

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike