Ylli i Hollivudit thirrje për të bërë “diçka” mbi vrasjen e Khashoggit

 Ylli i Hollivudit, Robert De Niro, bëri thirrje për të bërë “diçka” lidhur me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jam i shqetësuar për atë që i ka ndodhur Khashoggit”, u tha De Niro gazetarëve në margjinat e festivalit të 17-të ndërkombëtar të filmit Marrakech me bazë në Marok.

“Kjo nuk është gjë e mirë, e papranueshme, dhe diçka duhet bërë lidhur me këtë,” tha ai.

Khashoggi, një gazetar dhe kolumnist saudit i “The Washington Post”, u zhduk pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll në fillim të tetorit.

Pasi fillimisht u tha se ai kishte lënë konsullatën i gjallë, Arabia Saudite pranoi javë më vonë se është vrarë atje, duke fajësuar për vdekjen e tij një grup operativësh sauditë.

Të mërkurën, një grup senatorësh amerikanë sfiduan Shtëpinë e Bardhë dhe paraqitën një rezolutë që do ta mbante përgjegjës princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, për vrasjen e gazetarit

Nga e njëjta rubrike