Takimet e shejtanit me Pejgamberët (a.s.)

  1. Takimi i Iblisit me Nuhun (a.s.)

Ebul-Ferexh ibn el-Xhevzi (r.h.) ka transmetuar me zinxhirin e tij të transmetuesve nga Abdullah ibn Omeri (r.a.), se ka thënë: “Kur Nuhu (a.s.) hipi në anije ai e pa në të një njeri (plak) të panjohur.

Ai e pyeti atë: “Përse ke hipur?”

Ai u përgjigj: “Për t’ua marrë zemrat e pasuesve tu, ashtu që me zemër të jenë me mua, kurse me trup me ty.”

Nuhu (a.s.) i tha: “Dil, o armiku i Allahut!”

Iblisi i tha: “Unë i shkatërroj njerëzit me pesë (gjëra), për tri do të tregoj, ndërsa për dy jo.” Allahu i Lartësuar atëherë i shpalli Nuhut (a.s.): “Ti nuk ke nevojë për ato tri, urdhëroje që të tregojë për ato dyja për të cilat nuk po don të tregojë.”

Iblisi tha: “Unë i shkatërroj njerëzit me zili dhe lakmi. Për shkak të zilisë unë u mallkova dhe u bëra shejtan i mallkuar, ndërsa me lakmi e nxora Ademin nga xheneti, e kontrollova krejt xhenetin derisa e arrita atë që kam dëshiruar me të.” [Telbisu Iblis, fq. 29]

  1. TAKIMET E SHEJTANIT ME PEJGAMBERËT (A.S.)
  2. 1. Takimi i Iblisit me Musain (a.s.)

Ka transmetuar Ebu Bekër el-Kureshi (r.h.) me zinxhirin e tij të transmetuesve nga Ibn Omeri (r.a.), se ka thënë: “Iblis e kishte takuar Musain (a.s.) dhe i kishte thënë:

“O Musa, ty Allahu të zgjodhi me suhufe, me ty foli drejtpërdrejt, kurse unë jam krijesa e Allahut që ka kryer mëkate dhe unë po dua të pendohem. Ndërmjetëso për mua te Zoti yt që të më fal mua!”

Musai (a.s.) e luti Zotin e tij, dhe atij iu tha: “O Musa, Unë ta pranova lutjen tënde.”

Kur Musai (a.s.) e takoi Iblisin i tha atij: “Të është urdhëruar që t’i bësh sexhde varrit të Ademit dhe do të jesh i falur!”

Ai atëherë bëri kryelartësi, u zemëruar dhe tha: “Unë nuk i bëra sexhde kur ai ishte gjallë, a do t’i bëj tani që ai është i vdekur?!

Pastaj Iblisi i tha Musait (a.s.): “O Musa, ti ke të drejtë tek unë, sepse ti ndërmjetësove për mua tek Zoti yt. Më mbaj mend (më kujto) në tri raste:

(1) Kur të zemërohesh, sepse atëherë unë i pëshpërit zemrës tënde, syri im është në sytë tu dhe unë qarkulloj nëpër gjakun tënd,

(2) më kujto mua kur të përleshen ushtritë – në luftë – sepse unë atëherë vij te njeriu dhe ia kujtoj atij fëmijët dhe gruan, derisa të dezertojë dhe

(3) assesi mos qëndro me një grua që nuk e ke mahrem, sepse atëherë unë jam i dërguari yt tek ajo, dhe i dërguari i saj tek ti.” [Akamu el – merxhan, fq. 207]

 

  1. TAKIMET E SHEJTANIT ME PEJGAMBERËT (A.S.)
  2. 2. Takimi i Iblisit me Musain (a.s.)

Ka transmetuar El-Kureshi (r.h.) me zinxhirin e tij të transmetuesve nga Abdurrahman ibn Zijadi (r.h.) se ka thënë:

Derisa Musai (a.s.) ishte ulur në një nga tubimet e tij, në drejtim të tij ishte nisur Iblisi i veshur me mantel ngjyrë të çelur. Kur ishte afruar e kishte hequr mantelin, e kishte lëshuar dhe i kishte thënë: “Es-Selamu alejkum, o Musa!

Musai (a.s.) e pyet: “Kush je ti?”

Ai thotë: “Unë jam Iblisi.”

Musai (a.s.) i thotë: “Atëherë, mirë se erdhe, çka të paska sjell këtu?”

Ai thotë: “Erdha të të përshëndes për shkak të reputacionit dhe pozitës tënde tek Allahu.”

Musai (a.s.) e pyeti: “Çka është ajo që kishe veshur pak më parë?”

Ai tha: “Me të unë ua vjedh zemrat e robërve të Allahut.”

Musai (a.s.) tha: “Çka bën njeriu që ti e merr dhe e mashtron?”

Ai tha: “Kur ai bëhet i fiksuar me veten e tij, mendon se është duke bërë shumë vepra të mira dhe i harron mëkatet e tij. Unë po ta tërheq vërejtjen që të tre gjëra:

(1) Mos u izolo me një grua që nuk e ke hallall, sepse sa herë që izolohet një burrë me një grua që nuk e ka hallall, unë e josh në vend të bashkëpunëtorëve të mi, derisa ta vë në sprovë me të.

(2) Kur të zotohesh për diçka, bëje, sepse kur dikush zotohet, unë e josh në vend të bashkëpunëtorëve të mi, deri sa të bëhem pengesë mes tij dhe përmbushjes së zotimit.

(3) Kur ta përgatit sadakën, shpërndaje menjëherë, sepse kur njeriu e përgatit sadakën por nuk e ndanë atë, unë e josh në vend të bashkëpunëtorëve të mi deri sa të ndërhyjë mes tij dhe ndarjes së sadakës. Pastaj ai shkoi duke thënë tri herë: “Mjerë unë!” Sepse e mësoi Musain (a.s.) për çka t’i paralajmërojë njerëzit. [Telbisu Iblis, fq. 30]

Vehid Abduselam Balij; Akos.bA;

Përkthim: Miftar Ajdini

(islampress)

Nga e njëjta rubrike