Islami në Pukë viti 1523

Perhapja e fese islame ne rrethin e Pukes sipas disa te dhenave daton pas vitit 1523. Familje fisnike te bajrakut te Kabashit behen mysliman.

Ne vitin XVI Osmanet krijuan “Sanxhaqet” dhe ne krye te tyre vendosen Sanxhakbeun,
Ne kete kohe Puka u shpall Kajmekam apoNahi ndersa Iballja e Spasi u shpallen “Nahi” (rreth) te sanxhakut te Dukagjinit me qender ne Peje, por sipas disa te dhenave te tjera me qender ne Sanxhakun e Prizrenit.

Sipas organizimit te asaj kohe ne krye te krahinave qendronte “Zotinia, ose Beu , ne disa raste thuhet per Kajmekam e me von Bajraket” pra agallaret  vendas te graduar nga perandori Osmane.

Agallaret e PukesKryeziut e te Iballes jane fis Kabashi (me vone Kabashi u ba fis i pare). Defteret apo regjistrat osmane te shek.XVI japin nje pasqyre te gjendjes se popullsise se regjistruar me 15291571 dhe 1591, ku popullsia shenohet edhe sipas besime qe kane.

Ne vitin 1571 “timarli” (prone ne shfrytezim) del nje person i quajtur Sulejman, i biri Il-hanit. Ilhani ishte ushtar ne keshtjellen e Dukagjinit (Puke), ndersa Sulejmani kishte per shfrytezim (timare) Komanin e Dobranin (fshat krahas Komanit).

Pas 20 vitesh, 1591, na jepen dy breza me emrat e Dizdareve (nga ku dolen Imam e Myfti) te Pukes. Konkretisht emri i Ali Mustaf Dizdari dhe Mustaf Dizdari.

Sipas regjistrave ne vitin 1591 ne nahijen e Pukes kishte 23 fshatra qe kishin 355 zjarre (shtepi)…
Sipas disa te dhenave ne vendin e quajtur Koder Hani mesohet te kete qene edhe qendra e Dukagjinit ose sic njiohet ndryshe Puka (Muhime defteri).

Rrethi i Pukes perfshihet ne Sanxhakun e Shkodres i cili u krijuar ne vitin 1485 i cili ne perbeje kishte 4 kaza, te perbere nga:

Kazaja e Shkodres
Kazaja e Podgorices
Kazaja e Pejes
Kazaja e Bihorit

(Kjo sipas Defteri i regjistrimit te Sanxhakut te Shkodres , viti 1485, Shiko autorin Selami Pulaha, viti 1974)

Ndersa pas vitit 1888 Saxhaku i Shkodres(1) kishte keto kaza:

Kazaja e Shkodres
Kazaja e Tuzit
Kazaja e Lezhes
Kazaja e Pukes
Kazaja e Mirdites
Kazaja e Krujes

Aty ka qene te vendosur edhe ushtaret Osmane te cilet ndertuan; Kajmekami (2)XhamiMejtepTyrbe, , MexhlisHan (mesohet qe kan qen 3 han, njeri ka qen han i Laçajve i quajtur Hani i Alis (ku ndodhet sot porta e oborrit te Hasan Kapllan Laçi), nje tjeter ka qene tek Xhamia e Koder Hanit i quajtur Mysafirhane), DyqanImarat dhe Zyrat e Administrates.

Ne Kajmekamin e Pukes mesohet se kan sherbyer mbi 100 ushtare (T.Ippen), nje pjese e te cileve edhe pukjan. Sipas te dhenave mesohet se Koder Hani ka qene nje Kala e rendesishme e cila ishte si qender e nahise se Dukagjinit.(Evlija Çelebi e quan “Yeni Kale“).

Mesohet se kjo Kala ka pasur rreth 8 apo 12 topa. Banoret e lagjes Laçaj Puke edhe sot tregojne vendin ku ato kan qene te vendosur,
Keto banore edhe sot thone: “… Per te njoftuar se ka hyre koha e iftarit ne Ramazan shprazeshin topat e Kalas se Shkodres dhe te Pukes…” Xhamia e Koder Hanit eshte nje nder xhamiat me te vjetra ne rrethin e Pukes.

Xhamia e vjeter e Koder Hanit Puke

Per daten se kur eshte ndertuar Xhamia e Koder Hanit Puke ka disa te dhena ku; e para eshte ajo se eshte ndertuar nga Osmanet, po ashtu ka te dhena qe ajo eshte ndertuar aty nga viti 1500, apo ne vitin 1523.
Rreth vitit 1637 gjate vizites se tij ne Puke F.Bardhi permend gjendjen ne Puke, e cila ne ate kohe qendren e kishte tek Koder Hani, aty ku ndodhen sot gjurmet e xhamise se vjeter te qytetit te Pukes.
Ne relacionin e tij ai nder te tjera shkruan: “…Kjo qyteze ne nje lugin te madh nder male, ne mes te popujve te Dukagjinit, ne nje vend shume te bukur dhe me ujna shume te ftohte, qe ndertuar se pari prej nje turku (myslimani) te fuqishem, po thuaj sot e 90 vjet (1547). Pastaj qe rrenuar prej mirditasve, dhe popujve te Dukagjinit, qe aso kohe ishin kryengrites kunder turkut. Pastaj , sot e 29 vjet (1608) qe rindertuar prej nje turku (myslimani), nga qyteti i Prizrenit aso kohe sanxhakbe i Dukagjinit…” (Relacioni II/1965, f. 81)

Ne vitin 1662 Puken e viziton kronikani turk Evlija Çelebi .  Ne kujtimet e tij ai thote:

Nga Ulqini shkova ne Shkoder prej andej ne Bushat , pran Pashes i cili me dha 13 mije grosh, te gjitha monedha te arta…. pastaj me fali 300 monedha floriri nje skllav spanjoll me emrin Bihzad, nje at, nje jatagan si dhe nga 10 cop florin, nje cop cohe e nga nje stof te gjithe njerezve te mi. Pasi me dha edhe disa shoqerues me vete u ndave nga Beu dhe u nisa nga Shkodra per ne Stamboll.” 
(Gjate rruges Evlija Çelebi ndeshet me dy keshtjella te Dukagjinit: Muthin (kjo fortese ka mundesi te jete Deja ose Kabashi) e Jenikalan.)

Per te paren ai thote: “Eshte nje ndertim i vjeter, i cili gjendet buze lumit qe mban emrin e qytetit dhe u eshte marr venecianeve nga Fatihu me 883. Administrativisht varet nga Shkodra, ka fome katerkendore, ka kater kulla guri. Nje here ne vi, ne lumin e ketij qyteti del shume pesh, i cili eksportohet ne France. Eshte keshtjelle e forte vetem me porte. Brenda saj jane disa tepi banimi te ushtareve, nje xhami e ngritur nga Fatihu, depo ushqimi e municioni si dhe mjaft topa. Vendi sundohet nga dizdari. Qetesia sigurohet nga nje fore prej 200 vetash, te cilet jane qe te gjithe kreshnike shqiptare dhe mikpritesa besnike. Peshku, rrushi, pemet e bostanet e ketij vendi jane me emer. Njerezit duken shume te gjalle nga fizionomia dhe pamja e jashtme, per shkak te klimes se forte.” 
Prej ketu u nisem ne drejtim te linjdes dhe mberritem ne Jenikala, e cila eshte ndertuar nga Fatihu 883. Edhe kjo ben pjese ne prefekturen e Dukagjinit dhe sundohet me nje subash. Ndodhet ne rreze te nje mali, eshte e ndertuar prej guri, por eshte ne prishje e siper e nuk meremetohet, pasi eshte larg kufirit dhe nuk shihet fort e nevojshme. Ka dizdarin, dhjete roje e disa topa.” (“Shqiperia para tre shekujsh” fq.148)

Xhamia e Koder Hanit ka qene me minare dhe me kapacitet mbi 50 persona. Dyert dhe dritaret i ka pas ne forme harku dhe me gur te gdhendur. Sipas te dhenave ne vitin 1540 ne lagjen Laçaj mesohet te kete pasur rreth 22 deri 25 shtepi te gjitha te besimit mysliman.

Personalitete te njohura kan vizituar Xhamin e vjeter te Koder Hanit Puke ku permend;
Evlija Çelebi e quan “Yeni kale”, Ne vitin 1910 fal namaz ne xhamin e Koder Hanit Shefqet Turgut Pasha sebashku me oficeret e tij.
Me 1912 xhamin e Koder Hanit e viziton edhe Ministri i Brendshem i Turqise Adil Beu. Ne te njetin vit xhamin e Koder Hanit e viziton edhe Hasan Riza Pasha.

Ne vitin 2007 Myftinia Puke ka bere çertifikimin e tokes se xhamise se Koder Hanit me qellim rindertimin e saj ne tokat vakuf qe Myftinia Puke ka pas ne Koder Hanit Puke.

Pergatiti
Gezim Kopani

___________
1. Shiko librin “Defteri i regjistrimit te Sanxhakut te Shkodres i vitit 1485” te autorit Selami Pulaha, Tirane viti 1974.
1.E shikoj te arsyshme te shpjegoj disa terma dhe emra. Disa thone se emri Puke vjen nga Ad Picaria (Stacion ne rruge). Zona eshte njohur edhe me emrin Dukagjin. Sa i perket emrit Kajmekam eshte nje emertim shteteore i kohes Osmane, i cili thuhet se eshte perdorur pas vitit 1800 , dhe disa thone pas vitit 1888.
Gjate jetes se vete Perandoria Osmane ka ndryshuar disa here emertimet e institucioneve. Megjithate po permned vitit 1871 ku sipas rregullores per Administraten Publike neper Provinca (Vilajet) nenpunsi me i larte ka qene Guvenatori (Vali), nen vilajet Mytesarifi, ndersa ate komunal Kajmekam. Ne nahi eshte kryetari , ne nivel fshati eshte Kryeplaku i quajtur Muhtar. Ne ate kohe Valit, Kajmekami etj emroheshin nga Sulltani.
Cfare do te thote Kajmekam? Eshte fjale me rrenje arabe ku kajm do te thote: zevendes, mekembes, ndersa mekam do te thote: vend. Kajmekami kishte te drejte per: ceshtjen e pronave, financave, sigurin (zabtia), drejtonte Mexhlisin (Kuvendin) ne te cilin merrnin pjese te zgjedhurit qe ndryshe quhen pelq, ose te urtit. Antare e ketij kunvedi (mexhlisi) perbeheshin nga antar te dy besimeve  mysliman dhe katolik.
Nga e njëjta rubrike