Hutbeja e parë e Muhamedit a.s në Medine

Transmetohet nga Ebu Seleme b. Abdurahmani r.a se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “O njerëz, mendoni për veten dhe dijeni se çdo kush nga ju do të vdes dhe do ta lënë kopenë e tij e do të vij para Zotit të Cilit nuk i duhet as përkthyes e as ndërmjetës, ndërsa Ai secilin prej jush do ta pyes:

“A nuk të erdhi i Dërguari Im për tët lajmëruar? A nuk të dhashë pasuri dhe nderë? Nga e gjithë kjo, çka ke lënë për vete? Njeriu do të shikoj djathtas e majtas dhe nuk do të sheh asgjë. Do të shikoj para vetes dhe do ta shoh xhehenemin.

Kush dëshiron të shpëtoj nga kjo, le ta bëj këtë së paku edhe me një gjysmë hurme.

Nëse nuk e ka edhe këtë, le të flas ndonjë fjalë të mirë. Shpërblimi për çdo vepër të mirë është nga dhjetë deri në shtatëdhjetë herë nga vepra e bërë. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju.

Hutben e regjistrojnë Ibn Hishami në es-Sira en-Nebevijja (1/500), Ibn Kethiri në librin el-bidajetu ve-n-nihajetu (3/253), dhe bn Kajjim në librin Zadu’l-Me’ad (1/373)

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike