“Xhamia e Behlul Dânës”…

Tregohet se disa njerëz po ndërtonin një xhami dhe teksa ishin duke e ndërtuar erdhi Behlul Dâna, i cili i pyeti: “Çfarë jeni duke bërë?”; Njerëzit iu përgjigjën: “Jemi duke ndërtuar xhami.”; “E përse” – i pyeti ai. “Si përse? Ne dëshirojmë që me veprat tona të arrijmë kënaqësinë e Zotit.” – iu përgjigjën ata.

Me qëllim që t’ua bënte me dije se sa janë të sinqertë në kryerjen e kësaj vepre të mirë, Behluli fshehurazi porositi një pllakë në të cilën shkruante “Xhamia e Behlulit”, dhe më pas natën, kur nuk kishte njeri e vuri në murin e xhamisë. Të nesërmen, ndërtuesit e xhamisë kur erdhën dhe panë pllakën ku shkruante “Xhamia e Behlulit” shumë u hidhëruan, ndaj dhe u nisën ta kërkojnë Behlulin duke dashur që ta rrahin se përse meritat e huaja i vë në emrin e vet…

Kur e takuan, Behluli qetë iu drejtua: “Po ju a nuk thatë që xhaminë e ndërtuat për hir të Zotit? Nëse njerëzit gabojnë dhe mendojnë se unë e kam ndërtuar xhaminë, Zoti garant e di dhe nuk gabon.” Me siguri ekzistojnë shumë vepra të mëdha të cilat vetëm në sytë tonë janë të mëdhaja, kurse po të njëjtat tek Zoti nuk kanë kurrfarë vlere.

Mbase shumë ndërtime madhështore si xhami, tempuj, shkolla, spitale, ura, çezme etj., ndajnë fatin e njëjtë me “Xhaminë e Behlulit” – këtë vetëm Zoti e di…

Perktheu: Ahmed Ramadani

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike