Të mësojmë nga ky njeri

Kur Mu’avije ibn El-Hakem Es-Selami erdhi në Medine nga shkretëtira, ai nuk e dinte se gjatë namazit është e ndaluar të flitet. Ai rrëfen:

“Derisa isha duke u falur pas Pejgamberit s.a.v.s., një njeri teshtiu, kështu që unë i thash ‘Jerhamuk’Allah (Allahu të mëshiroftë).’ Njerëzit më shiquan rreptë, ndërsa unë pyeta: ‘Mos qofsha më! Çfarë u bë me ju që po më shiqoni ashtu?!’ Ata filluan që t’i godisnin me pëllëmbë kofshët e tyre dhe kur e kuptova se po më jepnin shenjë që të mos flisja, unë pushova (d.m.th., unë gati sa nuk iu ktheva përgjigje, mirëpo e kontrollova veten dhe s’bëra zë).

Kur Pejgamberi s.a.v.s. e kreu namazin – nëna dhe babai im iu bëfshin kurban, unë kurrë më parë nuk kam parë mësues më të mirë sesa ai; ai nuk më qortoi, nuk më goditi e as nuk më turpëroi para të tjerëve. Ai thjesht më tha: ‘Ky namaz nuk duhet të përmbajë asgjë nga llafet e njerëzve; ai është vetëm tesbih, tekbir dhe recitim i Kur’anit’.”

Allahu xh.sh. na dhëntë vlera të bukura nga ato të Pejgamberit s.a.v.s., Amin!

Përktheu: Daim Abazi

(Islampress)

 

 

Nga e njëjta rubrike