Tre filtrat e Sokratit për verifikimin e lajmit

Një ditë te filozofi i madh grek Sokrati erdhi një i njohur i tij dhe, dukshëm i mërzitur, i tha: “O Sokrat, a e din se çka kam dëgjuar për njërin nga studentët tuaj?”

Sokrati tha: “Prit një moment, para se të ma thua atë që ke dëgjuar. Dua të ta bëj një test të vogël që unë e quaj “filtër i trefishtë”
I njohuri, i habitur tha: “Filtri i trefishtë!?”

“Po”, vazhdoi Sokrati, “para se të më thua çkado qoftë për studentin tim, dua ta filtroj atë që ke ndërmend të ma thua. (1) I pari është filtri i vërtetësisë: – A je i sigurt se ajo që don të më thuash është e vërtetë?”
Burri u përgjigj: “Jo, nuk jam i sigurt. Në fakt, e dëgjova atë lajm dhe desha… ”

“Mirë”, e ndërpreu Sokrati, “nëse nuk je i sigurt se ajo është e vërtetë, ta provojmë me filtrin e dytë, (2) e ai është filtri i së mirës: – A është ajo që po don të ma thuash për studentin tim e mirë apo jo?”
Njeriu u përgjigj: Jo, përkundrazi!”

Sokrati vazhdoi: “Në rregull, ti do të thotë, po don të më thua diçka të keqe për studentin tim dhe nuk je i sigurt se a është e vërtetë?”

Njeriu filloi të ndihej keq. Sokrati i tha atij: “Ende mund ta kalosh testin. Ekziston edhe një filtër i tretë, (3) filtri i dobisë. A është ajo që don të ma thua për studentin tim e dobishme apo jo?”
Njeriu u përgjigj: “Jo, në esencë ajo nuk është e dobishme.”

Atëherë Sokrati i tha: “Nëse më informon për diçka që nuk është e vërtetë, nuk është e mirë, as nuk është e dobishme ose e vlefshme, atëherë pse po ma thua?”

Kështu Sokrati në mënyrë të mençur e ka këshilluar mikun e tij dhe e ka paralajmëruar për efektet e dëmshme të bartjes së lajmeve dhe thashethemeve të pa verifikuara.

Të dashur vëllezër dhe motra, ne duhet ta kemi parasysh se Allahu i Plotfuqishëm na e ka ndaluar përcjelljen e lajmeve të pa vërteta, jo të mira dhe të pa dobishme. Prandaj, le të largohemi nga thashethemet dhe mos të marrim pjesë në mashtrimin e vetvetes dhe bashkësisë sonë.

saff.ba

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike