Namazi (nafile) para farzit të akshamit

Pyetja:

Disa njerëz më kanë thënë se Pejgamberi s.a.v.s. kishte thënë se në mes dy ezaneve, d.m.th., ezanit dhe ikametit, ka namaz për atë që dëshiron. Nëse hadithi është autentik, atëherë pse nuk ka nafile namaz para farzit të akshamit?

Përgjigjja:

Bismi’l-lahi’rr-Rrahmani’rr-Rrahim

Hadithi i vërtetë që e përjashton namazin e akshamit është i përmendur në librin Imdadu’l-Fettah siç vijon:

“Është e papëlqyeshme që të falet namaz nafile para farzit të akshamit. Në Mi’raxhu’l-Diraje përmendet se: Nuk mund të falet nafile para farzit të akshamit për shkak të fjalëve të Pejgamberit s.a.v.s. se ‘në mes dy ezaneve mund të falet ndonjë namaz, përveç në namazin e akshamit.’ (Taberani e ka dokumentuar këtë hadith në Evsat) Hattabi ka thënë se ‘dy ezane kanë kuptimin ezani dhe ikameti.’ (Imdadu’l-Fettah Sherh Nuru’l-Idah, f. 187)”

Megjithatë, ky hadith në Buhari është përmendur pa përjashtimin e lartëpërmendur siç vijon:

“Transmetohet nga Abdullah ibn Mugaffel se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ‘Në mes dy ezaneve mund të falet ndonjë namaz …, në mes dy ezaneve mund të falet ndonjë namaz …, e të tretën herë shtoi, … për atë që dëshiron.’ (Buhariu, Imam Zafer Ahmed Usmani, I’lau’s-Sunen, f. 16, v.7)”

Imam Ibn Abidini citon disa autoritete klasike, të cilët përmendin se falja e namazeve vullnetare para namazit të akshamit nuk ishte praktikë e katër halifeve të drejtë, e as e dhjetë të përgëzuarve me Xhennet, e as e sahabëve eminentë të Pejgamberit s.a.v.s. Prandaj, vetë Ibn Ummeri r.a. dhe sahabë të tjerë kanë kuptuar se ky ka qënë një sunnet vetëm për një kohë të limituar, derisa është ligjësuar urdhri i faljes së namazit të akshamit pa e vonuar. Pas kësaj, sunneti i mëparshëm i rekomanduar i faljes së dy reqateve para namazit të akshamit është abroguar. (Ibn Abidini, Reddu’l-Muhtar)

E Allahu i Gjithëdijshëm e di më së miri!

Fetva nga: Shejh Iljas Patel dhe Shejh Faraz Rabbani

Përktheu: Daim Abazi

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike