A lejohet që një imam të merr para për detyrën e tij?

Pyetja:

A pranohet namazi ynë nga ana e Allahut të Madhërishëm nëse falemi pas një imami i cili paguhet, pra merr para (pagë) për shërbimet e tija; në fakt shumica dërrmuese e imamëve janë në këtë kategori, e nëse imami nuk paguhet dhe i kërkohet që të shërbejë si imam pa para, pothuaj secili nga ta do ta linte punën. Ju lutem, më jepni përgjigje nëse është në rregull ose jo një gjë e tillë sipas Islamit?!

Përgjigjja:

Bismi’l-lahi’rr-Rrahmani’rr-Rrahim

Fetvaja e lëshuar nga juristët e mëhershëm islamë thotë se nuk lejohet që të merret para (pagë) për të udhëhequr namazin e kështu me radhë. Kjo fetva është lëshuar në bazë të asaj se imami duhet të merr ndihmë financiare nga bejtu’l-mali për nevojat e tija.

Megjithatë, në kohët tona ku nuk ekziston hilafeti e që këtej bejtu’l-mali, imami nuk ka ndonjë burim financiar që t’iu përballojë nevojave të tija, prandaj juristët e mëvonshëm e lejojnë marrjen e pagës për shërbime imamllëku. Mirëpo, nëse imamët fokusohen më shumë në përfitimet financiare e materiale sesa në të mësuarit e të tjerëve fenë, një gjë e tillë do të kishte një efekt të dëmshëm e katastrofik.

Gjithsesi, në bazë të asaj që përmendëm, lejohet që një imam të marrë pagë për shërbimet e tija.

E Allahu i Gjithëdijshëm e di më së miri!

U përgjigj: Shejh Muhammed Patel, e kontrolluar dhe e pranuar nga Shejh Ismail Desai,

Daru’l-Ifta, Durban

Shqipëroi: Daim Abazi

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike