Puna e zellshme dhe zgjimi i hershëm, burim i suksesit

Si mendoni, të parët tanë si e kanë arritur atë civilizim të mahnitshëm? E kanë bërë këtë me një jetë të lehtë dhe pa punë apo e kanë arritur me një vizion të qartë dhe sakrifikim në rrugën e Zotit?

Ja një shembull nga koha jonë. E kam njohur një musliman të vendeve tona, i cili është milioner në Gjermani. Është një zanatli i zakonshëm – merret me suvatim.

Kur e kam pyetur në çka qëndron fshehtësia e suksesit të tij, ai u përgjigj: “Suksesi ynë qëndron në punën e zellshme, këmbënguljen, modestinë dhe në atë se ne asnjëherë nuk flemë pas namazit të sabahut”.

Në shembullin e tij dëshmon edhe duaja e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s, kur është lutur: “Zoti im bekoje zgjimin e hershëm të pasuesve të mi”.

Vetëm dembelët flenë gjatë dhe zgjohen vonë. Omeri r.a ishte i kujdesshëm ndaj kohës së lirë dhe gjumit të gjatë. Ai ka thënë: “Kur të flejë? Nëse flejë natën më kalon adhurimi ndaj Allahut, ndërsa nëse flejë ditën e lë pas dore shërbimin ndaj popullit tim.”

Pra, këtu qëndron fshehtësia e suksesit të gjeneratës së parë. Ata ishin: “Adhurues gjatë natës dhe bujarë gjatë ditës”.

Autorë: Hfz.Halil Mehtiç

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike