“A mendoni se kjo nënë mund ta hedh foshnjën e saj në zjarr?”

Një ditë tek sa profeti Muhammed s.s.v.s., bashkë me disa shokë, ishin duke shkuar diku, panë një nënë e cila mbante në krahë foshnjën e saj.

Tek sa ecte rrugës, ajo përkulej pak me qëllim që dielli përvëlues të mos e kaplonte fëmijën, ndërsa për veten e saj as që e mendonte.

Pasi e panë të gjithë këtë skenë, Profeti a.s. iu drejtua shokëve të tij dhe i pyeti: “A mendoni se kjo nënë mund ta hedh foshnjën e saj në zjarr?” Ata u përgjigjën: “Jo, o i Dërguar i All-llahut. “Atëherë, Muhammedi s.a.v.s. ua ktheu: “Zoti është më i mëshirshëm me ju, se sa kjo nënë me fëmijën e saj”.

(Imam Buhari dhe Imam Muslimi)

Përgatiti: Irfan Agushi

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike