Shejhul-islami i parë, Abdullah ibn Muhamed Ansari al-Harawi

Shejhul-Islami i parë i emëruar zyrtarisht në historinë islame ka qenë Abdullah ibn Muhamed Ansari al-Harawi (vdiq në 1089). Në fakt, në librat e historisë thuhet se veziri i parë i sulltanit Selxhuk Niẓāmulmulk, kërkoi nga veziri Fahrudevlet që të ndërmjetësojë tek halifi abasid El-Muktedir, për ta emëruar Shejh Abdullāh ibn Muhamed Ensari el-Harawīn për “Shejhul-Islam”, gjë që halifi edhe e bëri në vitin 474 hixhrij, duke ia dhuruar edhe uniformën me nominimin dhe titullin “Shejhul-Islam ve shejhul-shujuh vel-hukema” Ebu Ismail Abdullah bin Muhamed el-Ansari. Përndryshe, el-Harawi ishte pasardhës i sahabiut Ejjub el-Ensariut, mikpritës i Pejgamberit (savs) në Medinë kur bëri hixhret nga Meka. Ai kishte prirje sufiste, por i mbeti besnik Islamit sunit dhe medhhebit hanbeli. Libri i tij më i famshëm është “Dhemul-kelam” (Mallkimi i kelamit – teologjisë), ndërsa njëri nga librat e tij më me ndikim nga lëmi i sofizmit ishte: “Menāzilus-sā’irīn” (Banesat e udhëtarëve), të cilin Ibn el-Xhevzi (vdiq 1200) e ka shpjeguar në librin e tij: “Medārixhus-salikin” (Shkallët e pasagjerëve). Magnati i famshëm dhe kontraverz sufij Afifuddin Sulejman Al-Tilmisānī (vdiq 1291), gjithashtu, e ka interpretuar librin e Al-Harawit “Menāzilus-sā’irīn”, i cili përmban gjithsej 100 shkallë, të cilat janë të ndara në 10 kapituj me nga 10 cilësi, të cilat e udhëheqin njeriun, sufistin, deri te sekretet më të larta dhe njohjet më të thella, të cilat nuk janë në dispozicion për njerëzit e zakonshëm.

Ndërsa, Shejhul-Islami i parë në Perandorinë Osmane ka qenë Mulla Shemsuddin Fenari (1424-1430).

Shejhul-islami i fundit, i cili vlen të përmendet, në Stamboll (1919-1929) ishte Shejh Mustafa Sabri al-Taqūdī (vdiq më 1954), i cili së bashku me zëvendësin e tij Muhamed Zahid el-Kevtheriun (vdiq më 1952), u dëbuan nga Stambolli në Kajro [ndonëse nominalisht Shejhul-Islami i fundit ishte Mehmet Nuri Efendi (1920-1922)].

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike