Profesori i sheriatit: Ja pse birra pa alkohol është e ndaluar

Profesori i jurisprudencës islame, fikhut, Jusuf Zimeri, ka postuar një shënim në profilin e tij në Facebook, ku jep shpjegime në lidhje me birrën pa alkohol. Ai ndër të tjera thotë se birra “pa alkohol” është e ndaluar dhe i sjellë disa arsye.

Profesori i jurisprudencës islame, Sheriatit, Jusuf Zimeri, ka postuar një shënim në profilin e tij në Facebook, ku jep shpjegime në lidhje me birrën pa alkohol. Ai ndër të tjera thotë se birra “pa alkohol” është e ndaluar dhe i sjellë disa arsye.

1. Shumë qendra laboratorike kanë vërtetuar se birra pa alkohol nuk është e vërtetë se nuk përmban alkohol.

2. Emri i saj dhe ambulazhi i birrave me alkool dhe pije tjera dehëse, mjafton për argument ndalimi për besimtarin e devotshëm. Pirja e këtij ta quaj lëngu edhe nëse supozojmë se nuk ka alkool, apo thjeshtë të jet ujë me këtë ambulazh është veprim i ndaluar për besimtarët islam, sepse ky veprim reflekton në këto çështje:

a. Zgjon Fitnen mes besimtarëve Islam dhe ngritë thashetheme, e Pejgamberi a.s. ka thënë: “Fitneja është në gjumë, Allahu e mallkoftë atë që e zgjon nga gjumi”.

b. Veprim që i përngjet njerëzve të prishtë, njerëzve që përdorin alkoolin, e përngjasimi me ta është veprim i ndaluar.

3. Cakërrimi i gotave qoftë edhe me ujë, sipas islamit është veprim i ndaluar sepse u përngjet besimeve tjera, e si mund të flasim për lejimin e birrës “kinse pa alkool” që me të gjitha cilësitë, si në pamje, ngjyrë, ambulazhë edhe në shije (siç më kanë thënë se nuk e kam s hijuar kurrë) i përngjet asaj që është e ndaluar (haram). Prandaj biseda për lejimin apo moslejimin e saj mund të vije në shprehje, vetëm pasi të evitohen të gjitha këto cilësi.

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike